ShBA-ja kryen bastisje në Siri, dyshohet për një person të vrarë

Amerika

ShBA-ja kryen bastisje në Siri, dyshohet për një person të vrarë

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:37
Ilustrim

Televizioni shtetëror sirian ka bërë të ditur se forcat speciale të Shteteve të Bashkuara kishin kryer një operacion të rrallë në një fshat të kontrolluar nga qeveria në verilindje të vendit, duke vrarë një person dhe duke kapur të tjerë.

Operacioni u zhvillua të enjten në një zonë të provincës Hassakeh, e cila mbahet pjesërisht nga forcat qeveritare dhe pjesërisht nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA-të, shkruan Al Jazeera.

“Forcat pushtuese amerikane kanë kryer një operacion duke përdorur disa helikopterë në fshatin Muluk Saray në Qamishli dhe vranë një person”, tha transmetuesi shtetëror i Sirisë, pa dhënë detaje.

Zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), kolonel Joseph Buccino, konfirmoi për Reuters se forcat amerikane ishin të përfshira në një bastisje që synonte një operativ të ISIS, por nuk dha detaje të mëtejshme.

ShBA-ja ka kryer bastisje të mëparshme në Siri me synim të kapjes së anëtarëve të ISIS, por operacioni i së enjtes do të ishte bastisja e parë e njohur në një zonë të kontrolluar nga qeveria siriane.

Fshati i shënjestruar nga operacioni shtrihet 17 kilometra në jug të qytetit Qamishli dhe kontrollohet nga forcat e regjimit sirian, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat