Një stuhi e madhe dëbore shkakton vdekjen e dy njerëzve në shtetin e Nju Jorkut

Amerika

Një stuhi e madhe dëbore shkakton vdekjen e dy njerëzve në shtetin e Nju Jorkut

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 06:10
Zaria Black, 24 vjeç, pastron makinën e saj ndërsa bie bora në Buffalo, N.Y.

Një stuhi dëbore e rrezikshme paralizoi pjesë të Nju Jorkut perëndimor dhe verior të premten. Trashësia e borës arriti në rreth 95 centimetra në disa zona të këtij rajoni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Banorët në disa pjesë të qytetit të Bafalos u zgjuan nga zhurma e erës së fortë, e shoqëruar me dëborë, vetëtima dhe bubullima të herëpashershme. Stuhia e dëborës goditi rëndë edhe qytetin e Hamburgut, ku ekipet e kërkim shpëtimit ndihmuan disa banorë të bllokuar.

Shkollat dhe stacionet e trenit u mbyllën që të ejten në Bafalo, Niagara Falls dhe Depju. Një numër i madh fluturimesh u anluan në aeroportin ndërkombëtar të Bafalos./VOA

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat