5 të vrarë dhe 18 të plagosur nga një sulm me armë zjarri në Kolorado

Amerika

5 të vrarë dhe 18 të plagosur nga një sulm me armë zjarri në Kolorado

Më: 20 nëntor 2022 Në ora: 17:30
Foto ilustrim

Një person hapi zjarr në një klub nate në Kolorado të shtunën vonë, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 18 të tjerë në incidentin më të fundit me armë zjarri në Shtetet e Bashkuara.

Sulmi ndodhi në një klub të frekuentuar nga anëtarë të komunitetit LGBT në një vit kur retorika kundër tyre është shtuar në mesin e ekstremistëve.

Togere Pamela Castro e Departamentit të Policisë në Kolorado Springs tha se policia u njoftua për të shtëna në Klubin Q pak para mesnatës.

Ajo shtoi se një i dyshuar për sulmin u plagos dhe po trajtohej dhe se nuk ishte menjëherë e qartë nëse sulmuesi ishte qëlluar nga oficerët.

Togerja Castro tha se FBI ishte në vendngjarje dhe po ndihmonte me rastin.

"Jemi të dëshpëruar nga sulmi i pakuptimtë ndaj komunitetit tonë," thuhej në një postim të Klubit Q në Facebook./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat