Piloti vdes ndërsa avioni ishte nisur nga Chicago për në Ohio

Amerika

Piloti vdes ndërsa avioni ishte nisur nga Chicago për në Ohio

Nga: Beqir SINA - New York Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 17:14
Foto ilustrim

CHICAGO IL: Agjencia kombëtare e aviacionit në SHBA, njoftojë se një pilot i aero-kompanisë « Envoy Air » të shtunën në mbrëmje humbi ndjenjat gjatë ngritjes nga Aeroporti Ndërkombëtar i Çikagos O’Hare dhe më vonë u shpall i vdekur, thanë zyrtarët të martën. 

Bashkëpiloti mori kontrollin e avionit dhe arriti të ulet i sigurt në pistën nga u ngritë aeroplani mbasi bëri një reth-rrotullim përreth aeroportit, kështu të paktën thanë autoritet pas incidentit.

Ata thanë se incideti përfshiu aeroplanin e linjave të brendeshme Envoy Air Flight 3556, një avion i tipit Embraer E175, i cili ishte planifikuar të fluturonte nga O’Hare- Çikago për në Columbus, Ohio, të shtunën në mbrëmje. 

Fluturimi u ndërpre për disa orë ndërsa u krye me një një aeroplan rezerv po të aerokompanisë American Eagle, i cili – si Envoy Air – është pjesë e aerokompanisë American Airlines.

"Megjithë, përpjekjet heroike për ta ringjallur atë, kapiteni , Patrick Ford, ndërroi jetë," tha Ric Wilson, Zëvendës Presidenti i Operacioneve të Fluturimit në Envoy Air, në një mesazh drejtuar pilotëve të tjerë. “Jemi thellësisht të pikëlluar nga kjo humbje”.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po heton incidentin. Burimet e aviacionit thanë se Ford vdiq nga një atak në zemër, megjithëse zyrtarët nuk ishin në gjendje ta konfirmonin këtë.

"Faleminderit të sinqertë për qendren e komandimit Line Check Airman, dhe pilotin me gradën e kapitenit Brandon Hendrickson, për udhëheqjen dhe profesionalizmin e tij në uljen e sigurt të avionit, kujdesin pë pasagjerët dhe ekuipazhit të tij," tha Wilson.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat