Dhjetëra mijëra njerëz marshojnë në Mexico City për të mbështetur presidentin

Amerika

Dhjetëra mijëra njerëz marshojnë në Mexico City për të mbështetur presidentin

Më: 27 nëntor 2022 Në ora: 19:28
Foto ilustrim

Dhjetëra mijëra njerëz kanë marshuar me presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador të dielën në një demonstratë masive nëpër qendrën e kryeqytetit të vendit për të treguar mbështetjen e tyre për kreun e shtetit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2024.

Mbështetësit, shumë prej të cilëve udhëtuan me autobus për në kryeqytet, patën flamuj meksikanë si dhe shumë tullumbace me fytyrë të Obrador.

Ata kishin mbushur qendrën e Mexio City, Avenue Reforma, duke brohoritur “Është nder të jesh me Obradorin”. Turma u monitorua edhe me helikopterë në qiell.

Presidentët meksikanë janë të kufizuar me vetëm një mandat gjashtëvjeçar. Ministri i Jashtëm, Marcelo Ebrard, dhe kryebashkiaku i qytetit të Meksikos, Claudia Sheinbaum, të cilët ishin në marshim, janë kandidatë të mundshëm të partisë për të kandiduar për zgjedhjet e ardhshme, të planifikuara për verën e vitit 2024.

Ky marsh vjen pas atyre që ishin dy javë më parë nga kritikët e Obrador, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Obrador kishte propozuar një projekt për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Ai thotë se propozimi i tij do të përmirësonte demokracinë, do të kufizonte ndikimin ekonomik në politikë dhe do të shkurtonte kohën e reklamimit, por kundërshtarët e tij kanë frikë se ndryshimi mund të parashikojë një kapje pushteti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat