Pamje kur një aeroplan përplaset në linjat e energjisë, 120 mijë njerëz në errësirë

Amerika

Pamje kur një aeroplan përplaset në linjat e energjisë, 120 mijë njerëz në errësirë

Më: 28 nëntor 2022 Në ora: 10:02
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aeroplan i vogël privat u përplas me linjat e tensionit të lartë rreth 50 kilometra në veri të Uashingtonit të dielën, duke çuar në një ndërprerje masive të energjisë në zonë.

Shërbimet e shpëtimit punuan gjatë natës në përpjekje për të shpëtuar dy persona të bllokuar brenda avionit, i cili ishte ende i ngatërruar në kabllo, raportoi Reuters.

Rrëzimi i avionit në linjat e transmetimit të tensionit të lartë shkaktoi një ndërprerje të energjisë për mbi 120 mijë konsumatorë, sipas një deklarate nga Pepco, një kompani e shërbimeve nga Uashingtoni.

Aeroplani u rrëzua rreth orës 17:30 sipas kohës lokale në Montgomery Village, Maryland, në kushtet e mjegullës dhe lagështisë së shtuar të ajrit, sipas Shërbimit të Shpëtimit të Maryland.

Rrugët lokale janë të mbyllura, dhe shumë semaforë në zonë janë jashtë shërbimit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat