Më shumë se një milion amerikanë e kanadezë mbetën pa energji elektrike për Krishtlindje

Amerika

Më shumë se një milion amerikanë e kanadezë mbetën pa energji elektrike për Krishtlindje

Më: 25 dhjetor 2022 Në ora: 09:14
Foto ilustrim

Më shumë se një milion amerikanë dhe kanadezë po përballen me mungesë të energjisë elektrike për Krishtlindje, ndërsa një stuhi masive dimërore vazhdon të godasë Amerikën e Veriut.

Një ciklon i madh, kur presioni atmosferik bie, ka sjellë borë, erëra të forta dhe temperatura të ngrira.

Gati 250 milionë janë prekur dhe të paktën 19 vdekje janë lidhur me stuhinë që shtrihet më shumë se 3 mijë e 200 kilometra nga Quebec në Teksas.

Mijëra fluturime janë anuluar gjatë periudhës festive.

Shteti perëndimor amerikan Montana është më i godituri nga të ftohtit, me temperatura që bien në -45 celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat