​Gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara u sekuestruan në shtëpinë e Bidenit

Amerika

​Gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara u sekuestruan në shtëpinë e Bidenit

Më: 22 janar 2023 Në ora: 08:39
Foto ilustrim

Hetuesit e Departamentit Amerikan të Drejtësisë kanë gjetur gjashtë dokumente të tjera të klasifikuara gjatë një kontrolli 13 orësh në shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware.

Sipas BBC, disa dokumente të sekuestruara në pronën e Wilmington të premten ishin nga koha e tij si senator dhe të tjera nga qëndrimi i tij si zëvendëspresident nën Barack Obama.

Avokati i Biden, Bob Bauer tha se "shënimet e shkruara personalisht me dorë" dhe "materialet përreth" u morën gjithashtu. Gjatë kontrollit presidenti Biden dhe gruaja e tij nuk ishin të pranishëm.

“Presidenti ofroi qasje në shtëpinë e tij për të lejuar Departamentin e Drejtësisë të kryejë një kontroll në të gjithë ambientet për të dhënat e mundshme të zëvendëspresidentëve dhe materialet e mundshme të klasifikuara", tha avokati Bauer.

Në fillim të këtij muaji, avokatët e presidentit Biden thanë se grupi i parë i dokumenteve të klasifikuara ishte gjetur më 2 nëntor në Qendrën “Penn Biden”, një institut kërkimor që presidenti themeloi në Uashington DC.

Një grup i dytë i dokumenteve u gjet më 20 dhjetor në garazhin në shtëpinë e tij në Wilmington, ndërsa një dokument tjetër u gjet po në shtëpinë e tij më 12 janar.

Pas gjetjes së dokumenteve, presidenti tha se ekipi i tij ia dorëzoi menjëherë Arkivit Kombëtar dhe Departamentit të Drejtësisë. Nuk është e qartë pse Biden i kishte mbajtur ato.

Sipas Aktit të Regjistrimeve Presidenciale, të dhënat e Shtëpisë së Bardhë supozohet të shkojnë në Arkivin Kombëtar sapo të përfundojë një administratë, ku ato mund të ruhen në mënyrë të sigurt.

Një këshilltar i posaçëm, Robert Hur, është caktuar për të udhëhequr hetimin se si janë trajtuar dokumentet e klasifikuara.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat