Dëshmitari tregon detaje nga masakra tmerruese: E gjitha filloi pasi gjeti gruan në lokal

Amerika

Dëshmitari tregon detaje nga masakra tmerruese: E gjitha filloi pasi gjeti gruan në lokal

Më: 23 janar 2023 Në ora: 08:14
Policia

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen e rënde që ndodhi dje në SHBA, ku 10 persona u vranë në Monterey gjatë festimeve për Vitin e Ri Kinez.

Departamenti i Sherifit të Los Anxhelosit bëri me dije se autori është një burrë aziatik dhe se i dyshuari ishte i veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe syze, ndërsa thuhet se kishte shkuar në vendngjarje në kërkim të gruas së tij.

Duke iu referuar një dëshmitari, agresori hyri në sallën e vallëzimit vetëm për të gjetur gruan, ndërsa hapi zjarr me armë pa thënë asgjë. “Pas gjeti aty gruan, nisi të qëllonte të gjithë… kur ata kërcenin.”, tha dëshmitari.

Dëshmitari nuk mundi të konfirmonte se personi i armatosur ishte i njëjti njeri që autoritetet kishin shpërndarë një foto, por tha se rrobat e tij dukeshin të ngjashme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat