SHBA, dy nxënës të vrarë në një sulm me armë në Ajova

Amerika

SHBA, dy nxënës të vrarë në një sulm me armë në Ajova

Më: 24 janar 2023 Në ora: 00:10
Foto ilustrim

Dy nxënës u vranë të hënën dhe një mësues u plagos në një sulm me armë që, sipas policisë, kishte në shënjestër një shkollë të mesme në Des Moines të Ajovës. Autoritetet thane se tre të dyshuar janë arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

Sulmi ndodhi në një shkollë që është pjesë e një programi arsimor të quajtur “Starts Right Here” që është i lidhur me distriktin shkollor të qytetit Des Moines.

Dy studentët vdiqën në spital. Mësuesja e plagosur është në gjendje të rëndë.

Rreth 20 minuta pas sulmit me armë, policia tha se oficerët ndaluan një makinë që përputhej me përshkrimet e dëshmitarëve rreth tre kilometra larg vendit të ngjarjes dhe i dërguan tre të dyshuarit në një qendër paraburgimi.

“Incidenti nuk ishte i rastësishëm. Nuk kishte asgjë të rastësishme lidhur këtë", tha zyrtari i policisë Paul Parizek.

LEXONI EDHE KËTË

Arrin në 11 numri i viktimave të sulmit me armë në Kaliforni, ende i paqartë motivi i sulmit

Programi arsimor “Starts Right Here”, i cili ndihmon të rinjtë në rrezik në klasat 9-12, u themelua nga Will Holmes, një këngëtar i muzikës rep, i cili njihet me emrin Will Keeps. Ai nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.

Guvernatorja e Ajovës Kim Reynolds, e cila është anëtare e bordit këshillues të programit “Starts Right Here”, tha se ishte "e tronditur dhe e pikëlluar kur dëgjoi për të sulmin me armë". Edhe shefja e policisë së qytetit Des Moines, Dana Wingert është anëtare e bordit të shkollës “Starts Right Here”.

Incidenti në Des Moines ndodhi dy ditë pas një sulmi me armë në Kaliforni, në të cilin humbën jetën 11 persona./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat