Trump thotë se do të ndërtonte një ‘kupolë të padepërtueshme’ mbi SHBA – tregon ‘se si do të dukej’ Lufta e Tretë Botërore

Amerika

Trump thotë se do të ndërtonte një ‘kupolë të padepërtueshme’ mbi SHBA – tregon ‘se si do të dukej’ Lufta e Tretë Botërore

Më: 29 janar 2023 Në ora: 16:54
Donald Trump

Ish-presidenti Donald Trump tha se ai do të ndërtonte një “kupolë të padepërtueshme” mbi SHBA nëse rizgjidhet president, pasi paralajmëroi për “katastrofën” e mundshme të Luftës së Tretë Botërore.

“Nëse i hidhni një sy tani, fjala ‘bërthamore’ po përmendet gjatë gjithë kohës. Kjo është një fjalë që nuk lejohet ta përdorni. Nuk është përdorur kurrë gjatë administratës Trump”, ka thënë Trump, shkruan Business Insider.

Trump pretendoi se kërcënimet bërthamore po bëhen nga vende të tjera “sepse nuk kanë respekt për lidershipin tonë”, duke iu referuar presidentit rus Vladimir Putin dhe aleatëve të tij që kërcënojnë përdorimin e armëve bërthamore.

“Lufta e Tretë Botërore do të ishte një katastrofë ndryshe nga asnjë tjetër. Kjo do ta bënte Luftën e Parë Botërore dhe Luftën e Dytë Botërore (të dukeshin) si beteja shumë të vogla”, tha Trump.

Për të adresuar këtë kërcënim të mundshëm, Trump tha se do të “ndërtonte një mburojë të mbrojtjes raketore të gjeneratës së ardhshme, ashtu si Izraeli tani mbrohet nga ‘Iron Dome’”.

“Iron Dome” i Izraelit është projektuar për të ‘kapur’ raketat që vijnë dhe është një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes në botë.

“Amerika duhet të ketë një kupolë të padepërtueshme për të mbrojtur popullin tonë”, tha Trump.

Ish-presidenti është deri tani i vetmi republikan që ka njoftuar planet për të kandiduar për president në vitin 2024.

Komentet e Trump për një luftë të mundshme botërore vijnë një ditë pasi ai postoi një mesazh në Truth Social duke pretenduar se mund të negocionte një fund të luftës Rusi-Ukrainë brenda 24 orëve.

Trump ka pohuar shpesh se konflikti nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte president.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat