Mbi 100 demokratë bashkohen me republikanët në miratimin e Rezolutës që dënon “Tmerret e socializmit”

Amerika

Mbi 100 demokratë bashkohen me republikanët në miratimin e Rezolutës që dënon “Tmerret e socializmit”

Nga: Beqir Sina Më: 4 shkurt 2023 Në ora: 06:47
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së më 2 shkurt miratoi H. Con. Res. 9, një projektligj që "dënon tmerret e socializmit".

Projektligji u prezantua nga kongresitja republikane e Floridës - Maria Salazar (R-Fla.). Resoluta kaloi me një votim bipartisan-dypartiak 327 vota pro dhe kundra 86. Në ndërkohë të gjithë republikanët votuan, dhe 109 demokratë votuan në favor të shumicës duke e bërë rezolutën të vlefëshme për të kalur atë në Senat.

Kongresitja Salazar që e përfaqëson Majamin, kryeqytetin botëror të refugjatëve nga vendet komuniste të gjithë atyre që ikën duke kundërshtuar sistemet socialiste trashëgimtare të komunizimit, vendeve si ato të Kubës, Venezuelës, Bolivisë dhe të tjerëve në hemisferën jugore. Ajo thuhet se u rrit në Kubën e Fidel Kastros, ku përjetoi privimin nga gjërat më thelbësore që historikisht kanë qenë pjesë e shteteve socialiste në mbajtjen e sistemit te tyre.

Republikanët me anë të kësaj Rezolute thanë se vunë në dukje mizoritë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut historikisht

për shtetet socialiste të Europës juglindore si Bashkimi Sovjetik, apo regjimi komunist kinez dhe Koreja e Veriut.

Në komentet e kongresiteve amerikan lidhur me këtë rezolutë thuhet Socializimi i themeluar në filozofinë politike të Karl Marksit, dhe komunizmi degë e tij shfrytëzojnë pronësinë shtetërore të mjeteve të prodhimit – që do të thotë mallra kapitale si fabrikat, makineritë dhe pajisjet e tjera për prodhim për të forcuar fuqin e sundimit të tyre në këto vende që jetuan afro gjysmë shekulli me Socializmin apo vazhdojnë të mbijetojnë me të.

Në formulimin e Marksit, një vend komunist në formën e tij përfundimtare nuk ka nevojë për një shtet; megjithatë, si një mjet kalimtar, Marksi bëri thirrje për një "diktaturë të proletariatit", një organ nominalisht jetëshkurtër që synonte të kalonte një shoqëri nga kapitalizmi në komunizëm.

Të udhëhequr nga ideologjia e Marksit, socialistët në Europën juglindore dhe Azi ishin përgjegjës për vdekjen e më shumë se 100 milionë njerëzve gjatë shekullit të 20-të.

"Krimet më të mëdha në histori"

I quan Rezoluta H. Con. Res. 9, një projektligj që "dënon tmerret e socializmit", ka qenë Ideologjia socialiste që kërkonte një përqendrim të pushtetit që është shembur herë pas here në regjime komuniste, sundim totalitar dhe diktatura brutale”, shkruante Salazar në projektligj.

Socializmi, vazhdoi ajo, "ka çuar në mënyrë të përsëritur në zi buke dhe vrasje masive dhe vrasjen e mbi 100,000,000 njerëzve në mbarë botën".

"Shumë nga krimet më të mëdha në histori u kryen nga ideologë socialistë," shkroi Salazar, duke treguar si udheheqës të tillë si Vladimir Lenin, Joseph Stalin, Mao Ce Dun, Fidel Castro, Pol Pot, Kim Jong Il, Kim Jong Un dhe të tjerë.

Salazar më pas renditi shembuj të shkeljeve të të drejtave nën regjimet socialiste, duke përfshirë tmerret e diktaturës së Stalinit në BRSS, e cila vrau dhjetëra miliona dhe dërgoi miliona të tjerë në kampet e tmerrshme të gulagëve të punës, dhe shkatërrimin që u solli banorëve të Kinës nga "Kërcinimi i madh përpara" i Mao Zedong që vrau mbi 55 milionë njerëz në Kinë. Ajo vuri në dukje "fushatat e vrasjeve” të Pol Potit në Kamboxhia, të cilat lanë më shumë se 1 milion njerëz të vdekur; dhe ajo vuri në dukje urinë masive që vazhdon edhe sot e kësaj dite në Korenë e Veriut nën Kim Jong Un.

Socializmi, argumentoi Salzar në projekt-ligj, është në kundërshtim me parimet themeluese të Shteteve të Bashkuara.

Ajo citoi gjithashtu një citim nga presidenti James Madison, i njohur në historinë amerikane si "Babai i Kushtetutës së SHBA".

Madison shkroi: “Ajo nuk është një qeveri e drejtë dhe as prona e sigurt nën të, ku prona që një njeri ka në sigurinë e tij personale dhe lirinë personale, cenohet nga sekuestrimi arbitrar të një klase qytetarësh kthyer për shërbimin e qeverisë Socialiste

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës u themeluan mbi besimin në shenjtërinë e individit, të cilit sistemi kolektivist i socializmit në të gjitha format e tij i kundërvihet rrënjësisht dhe domosdoshmërisht: Tani, pra, qoftë e vendosur nga Dhoma e Përfaqësuesve ( Senati miratoi), ai Kongres denoncon socializmin në të gjitha format e tij dhe kundërshton zbatimin e politikave socialiste në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reagimi i demokratëve

Në përgjigjet ndaj rezolutës, demokratët argumentuan se republikanët po bënin ekuivalenca të rreme midis politikave të nxitura nga demokratët dhe atyre të mbështetura nga komunistët.

Kongresist që votuan Rezolutën vunë në dukje të ashtuquajturit autoritarë kapitalistë, nën të cilin u vendosen udhëheqës si Vladimir Putin i Rusisë, Francisco Franco i Spanjës dhe Augusto Pinochet i Kilit.

Veçanërisht, ekonomia ruse siç ekziston sot është më shumë një oligarki, e kontrolluar nga ata që përfituan më shumë nga rënia e Bashkimit Sovjetik, sesa një ekonomi kapitaliste.

Po kështu, në Spanjë, Franko ishte një adhurues i ideologjisë fashiste, e cila është në një nivel thelbësor kundër kapitalizmit. Përkrahësi më i njohur i ideologjisë fashiste, Adolf Hitleri, shpesh e bënte të qartë se ai e konsideronte kapitalizmin një armik po aq sa socializmin dhe komunizmin.

Me kalimin e rezolutës nga Dhoma e Përfaqësuesve, ajo tani mund të kalojë në Senat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat