Nëna e dy fëmijëve përfundon në spital pas shakasë në TikTok

Amerika

Nëna e dy fëmijëve përfundon në spital pas shakasë në TikTok

Më: 12 prill 2023 Në ora: 10:45
Lana Clay-Monaghan

Lana Clay-Monaghan nga Kalifornia shkoi në pazar për të blerë rroba verore për binjakët e saj 8 muajsh më 26 mars dhe nuk e kishte idenë se do të përfundonte në spital.

Ndërsa shfletonte raftet, iu errësua para syve. Diçka i ra në kokë dhe filloi të bërtiste, por nuk mund të merrte frymë dhe as ta hiqte objektin nga koka.

Autoritetet më vonë e identifikuan pajisjen si një kovë, por Clay-Monaghan ishte aq e frikësuar sa filloi të tundte krahët në përpjekje për t’u çliruar, sepse nuk e dinte se çfarë po ndodhte.

“Unë arrita të hiqja kovën nga koka. Disa djem po qëndronin para meje me celularë në duar, po më filmonin dhe po qeshnin. U përpoqa të thoja diçka, por fjalët nuk më dilnin nga goja”, tha ajo për Today.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat