Arrestohet Donald Trump, 37 akuza ndaj tij, del para gjykatës federale

Amerika

Arrestohet Donald Trump, 37 akuza ndaj tij, del para gjykatës federale

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 21:49
Foto ilustrim

Pak më parë, është arrestuar ish-Presidenti amerikan Donald Trump, i cili pritet të dalë pas pak minutash në një gjykatë federale në Majemi për mbatjen e paautorizuar të dokumenteve sekrete qeveritare.

Trump përballet me 37 akuza, mes të cilave mbajtje e qëllimtë e dokumenteve sekrete të mbrojtjes, konspiracion, pengim të drejtësisë dhe deklarata të rreme. Akuzat përfshijnë ndër të tjera shkelje të ligjit të spiunazhit, i cili e konsideron një vepër penale mbajtjen e paautorizuar të dokumenteve që lidhen me mbrojtjen. 

Sipas aktakuzës, mes dokumenteve ishin disa nga sekretet më të ndjeshme ushtarake amerikane, përfshirë informacion mbi programin bërthamor të SHBA-së dhe pikat e dobëta të mundshme brenda vendit në rast të një sulmi, raporton a2news.

Një nga dokumentet fliste për mbështetjen e terrorizmit nga një vend i huaj kundër interesave të SHBA-së.

Nëse shpallet fajtor, zoti Trump rrezikon një dënim maksimal prej 20 vitesh heqje lirie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat