ShBA: Një i vrarë nga të shtënat në spitalin psikiatrik

Amerika

ShBA: Një i vrarë nga të shtënat në spitalin psikiatrik

Më: 18 nëntor 2023 Në ora: 12:27
Foto nga vendi i ngjarjes

Një person i armatosur hapi zjarr në hollin e një spitali psikiatrik në New Hampshire, ShBA, duke vrarë një roje sigurie, përpara se një oficer të vriste sulmuesin.

Zyrtarët thanë se i dyshuari menjëherë u qëllua për vdekje nga një oficer i caktuar në spital, ndërkaq oficeri i policisë nuk u lëndua, shkruan BBC.

Policia nuk e ka identifikuar sulmuesin apo motivin.

Viktima u identifikua si një oficer sigurie që punonte në hyrje të spitalit.

Duke folur me gazetarët të premten në mbrëmje, zëdhënësi i policisë, koloneli Mark Hall tha se i dyshuari kishte hyrë në hollin e spitalit dhe kishte qëlluar një individ të paidentifikuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat