Atentati i John Kennedy “del” në ankand, publikohen pamjet e rralla të ngjarjes që tronditi botën

Amerika

Atentati i John Kennedy “del” në ankand, publikohen pamjet e rralla të ngjarjes që tronditi botën

Më: 5 shtator 2024 Në ora: 12:40
Pamjet të rralla

Janë publikuar për herë të parë disa pamje të rralla të autokolonës së presidentit të ndjerë amerikan John F Kennedy, i plagosur pas atentatit ndaj tij, që ecën me shpejtësi gjatë autostradës në drejtim të spitalit në Dallas.

Pamjet janë zbuluar nga ekspertët dhe do të dalin së shpejti në ankand. RR Auction do të ekspozojë shiritin filmik 8 milimetërsh që zgjat 10 sekonda, mbi 60 vite pas atentatit në 22 nëntor 1963.

Ishte Dale Carpenter Sr., një biznesmen nga Teksa që atë ditë u shfaq në  në Lemmon Avenue në Dallas, me shpresën për të filmuar John F. Kennedy ndërsa autokolona e tij kalonte.

Por makina e presidentit kishte kaluar tashmë, dhe ai regjistroi vetëm një pjesë të procesionit.

Nxitoi të regjistronte autokolonën nga një tjetër vend, por kur e arriti atë, në një prej limuzinave ishte presidenti JFK i qëlluar, dhe kamera e tij kap nje fragment të kostumit Channel ngjyrë rozë.

Për dekada, fragmentet 8 milimetra të Carpenter kanë qenë një trashëgimi familjare.

Nipi i tij, James Gates i zotëron ato. Ai ka shprehur se prej vitesh ato ishin në një arkë qumështi në papafingo dhe përmbajtja e tyre ishte po befasuese për familjen sa edhe për pjesën tjetër të botës.

Ankandi për shitjen e pamjeve të rralla do të mbahet më 28 shtator në Boston.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat