Kamioni përmbyset në një autostradë në Florida, përfundojnë në tokë rreth 20 mijë litra birrë

Amerika

Kamioni përmbyset në një autostradë në Florida, përfundojnë në tokë rreth 20 mijë litra birrë

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 16:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Një kamion në një autostradë në Florida u përmbys ndërsa po merrte kthesë dhe derdhi rreth  20 mije litra birrë.

Patrulla e autostradës në Florida shpërndau foto në mediat sociale që tregonin qindra kanaçe birre, Budweiser dhe Busch Light.

Hetuesit thanë se shoferi humbi kontrollin ndërsa po kalonte një kthesë, duke bërë që gjysma të dilte nga rruga dhe të përfundonte në anën tjetër të saj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat