Presidenti i SHBA-së Donald Trump po konsideron të njoftojë krijimin e një agjencie që ai e quan "Shërbimi i të Ardhurave të Jashtme", transmeton CBS News.
Trump më parë e përshkroi këtë agjenci hipotetike si një departament qeveritar që do të "mblidhte detyrimet, taksat dhe të gjitha të ardhurat nga burimet e huaja".
Sipas një raporti të CBS, duke cituar burime, presidenti Trump planifikon të vendosë tarifa për mallrat e lira që dërgohen nga Kina për konsumatorët individualë amerikanë. Shtëpia e Bardhë nuk ka komentuar mbi këto akuza.
Ligji amerikan aktualisht lejon dërgesat pa taksa të mallrave kineze me vlerë më pak se 800 dollarë (rreth 736 euro), duke lejuar kompanitë kineze si Shein dhe Temu të shmangin detyrimet e importit. Nëse ndryshimet e propozuara miratohen, ato mund të ndikojnë në zakonet e konsumatorëve amerikanë që blejnë produkte të lira nga Kina në internet.