Piloti raportoi për probleme, aeroplani rrëzohet në Florida dhe shpërthen në flakë – publikohen pamje

Amerika

Piloti raportoi për probleme, aeroplani rrëzohet në Florida dhe shpërthen në flakë – publikohen pamje

Më: 11 prill 2025 Në ora: 18:30
Foto nga vendngjarja

Një aeroplan i vogël me tre persona në bord raportoi një problem mekanik përpara se të rrëzohej pasi u largua nga aeroporti Boca Raton në Florida.

Lajmin e ka bërë të ditur Administrata Federale e Aviacionit.

Aeroplani Cessna 310 ishte drejtuar për në Aeroportin Ndërkombëtar Tallahassee kur u rrëzua, shkruajnë mediat e huaja.

Një burim me njohuri për situatën tha se piloti raportoi probleme me timonin para rrëzimit.

Siç raportohet, aeroplani shpërtheu në flakë pasi u rrëzua.

Videoja tregoi mbeturina të shpërndara nëpër rrugë dhe në shina treni.

Ndryshe, nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen. FAA dhe Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit po hetojnë.

Aeroporti i Boca Raton u mbyll për pak kohë pas përplasjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat