Mediat amerikane kanë shpërndarë pamjet e momentit kur qindra agjentë të DEA-s mësyjnë në një lokal nate në Colorado në fundjavë, duke arrestuar më shumë se 100 emigrantë të paligjshëm. Sipas të dhënave, në operacion morën pjesë mbi 300 efektivë dhe sekuestruan drogë e armë.
Autoritetet thanë se në total u kapën 114 emigrantë të paligjshëm. Sa i përket lokalit, ai frekuentohej nga anëtarë të organizatës kriminale MS-13 (Organizatë që e ka origjinën në Kaliforni në vitet 1980. Fillimisht u krijua për të mbrojtur të drejtat e emigrantëve, por më vonë u kthye në një organizatë tradicionale kriminale).
Siç duket edhe nga pamjet, agjentët kanë thyer një dritare të madhe ndërsa përpiqen të mbajnë nën kontroll turmën që del nga lokali.
DEA tha se brenda në lokal kryhej trafik droge, prostitucion dhe krime të tjera të dhunshme. Përveç armëve dhe kokainës, DEA thotë se kapën edhe kokainë rozë që njihet shkurtimisht me zhargonin “tusi”.
Ndërsa Prokurorja e Përgjithshme, Pamela Bondi e cilësoi operacion si sukses të direktivave të dhëna nga Presidenti Donald Trump për ta bërë vendin të sigurt sërish.