Pas fjalimeve të Donald Trump dhe Keir Starmer, tregjet amerikane vazhduan të rriten.
Të tre indekset kryesore të tregut të aksioneve janë rritur më shumë se 1%: S&P 500 u rrit me 1.34%, Dow Jones rritet me 1.32%, NASDAQ me 1.78%.
Kryeministri britanik Keir Starmer tha se Londra zyrtare nuk zgjodhi SHBA-në mbi BE-në.
“Unë sinqerisht besoj se mund të kemi një marrëdhënie dhe marrëveshje të mirë me SHBA-në, por edhe një marrëdhënie dhe marrëveshje të mirë me Bashkimin Evropian”, tha ai në një konferencë për media pas shpalljes së marrëveshjes tregtare.
Ai theksoi se kjo marrëveshje tregon se sa e rëndësishme është “të mos bësh politikë si shfaqje, por si një aftësi serioze negociuese”.
Ai gjithashtu njoftoi se do të presë një samit Britani-BE më 19 maj, me qëllim të arritjes së marrëdhënieve më të lehta tregtare.
Starmer tha se “uljet e tarifave do të hyjnë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur”. Ai shtoi se njoftimi i sotëm është "vetëm fillimi" dhe se pala britanike aktualisht po "përcakton detaje të mëtejshme" për të zvogëluar barrierat për tregtinë me Shtetet e Bashkuara në të gjitha nivelet.
Pas shpalljes së marrëveshjes së parë doganore me Britaninë e Madhe, presidenti amerikan Donald Trump tha sekretari i Thesarit Scott Bessent po udhëton në Zvicër këtë fundjavë për bisedime me Kinën. Ai shtoi se negociatat me vendet e tjera janë gjithashtu në fazën përfundimtare.
"Ne jemi shumë afër marrëveshjeve të reja tregtare dhe Kina dëshiron të bëjë një marrëveshje".