​Aksionet globale rriten pasi SHBA-të dhe Kina ranë dakord të ulin tarifat për 90 ditë

Amerika

​Aksionet globale rriten pasi SHBA-të dhe Kina ranë dakord të ulin tarifat për 90 ditë

Më: 12 maj 2025 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Aksionet globale janë rritur pasi SHBA-të dhe Kina ranë dakord të ulin tarifat për mallrat e njëra-tjetrës për 90 ditë, në një deeskalim të madh të luftës së tyre tregtare.

Tarifat amerikane për importet kineze do të bien nga 145% në 30%, ndërsa tarifat kineze për mallrat amerikane do të bien nga 125% në 10%, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Është një ulje më e madhe se sa pritej, shkruan korrespondenti i BBC-së, - por 30% është ende një tarifë e lartë.

13 orë më parë u raportua se zyrtarë të lartë të administratës amerikane thanë se arritën një marrëveshje tregtare me Kinën pas dy ditë negociatash në Gjenevë.

Shtëpia e Bardhë njoftoi një "marrëveshje tregtare me Kinën" në një deklaratë sot, por nuk zbuloi detaje.

Marrëveshja u arrit më shpejt sesa prisnin shumica e vëzhguesve pasi tarifat prej njëqind e dyzet e pesë për qind të Donald Trump mbi importet kineze praktikisht ndaluan gjashtëqind miliardë dollarë në tregtinë vjetore midis dy ekonomive më të mëdha botërore

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat