​Biden reagon pas diagnostikimit me kancer

Amerika

​Biden reagon pas diagnostikimit me kancer

Më: 19 maj 2025 Në ora: 14:56
​Biden

Ish-presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar pas diagnostikimit me kancer. Ai ka ndarë një mesazh falënderimi për të gjithë mbështetësit e tij.

“Kanceri na prek të gjithëve. Si shumë prej jush, Jill dhe unë kemi mësuar se jemi më të fortë në vendet e thyera. Faleminderit që na ngritët me dashuri dhe mbështetje”, shkroi Biden në rrjetin social X.

Ish-presidenti amerikan Joe Biden është diagnostikuar me një formë agresive të kancerit të prostatës që tashmë është përhapur në kockat e tij, njoftoi të dielën zyra e tij personale.

"Javën e kaluar, presidenti Joe Biden iu nënshtrua një ekzaminimi për një rritje të sapo zbuluar në prostatën e tij, pasi kishte probleme gjithnjë e më të theksuara urinare. Të premten, ai u diagnostikua me kancer në prostatë, me një rezultat Gleason 9 (Grupi 5), me metastaza në kocka", thuhet në deklaratë.

Shtohet se kjo është një formë më agresive e sëmundjes, por tumori është i ndjeshëm ndaj hormoneve, gjë që mundëson trajtim efektiv.

Biden dhe familja e tij thuhet se po diskutojnë aktualisht opsionet e trajtimit me mjekët e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat