Qyteti sekret me roje të armatosura dhe shtëpi për 200 njerëz

Amerika

Qyteti sekret me roje të armatosura dhe shtëpi për 200 njerëz

Më: 21 maj 2025 Në ora: 21:11
Ilustrim

Prospera në Honduras, shtet ky në Amerikën Qendrore, është një qytet privat që funksionon si Zonë e Punësimit dhe Zhvillimit Ekonomik (ZEDE) në ishullin Roatan.

Ai u themelua nga sipërmarrësi kolumbian Erik Brimen me synimin për të krijuar një model inovativ qyteti që ndërthur inovacionin teknologjik, luksin dhe liritë e biznesit, regjistrimin e shpejtë të kompanive, infrastrukturën e përshtatur për sipërmarrësit dhe nomadët digjitalë, taksat e ulëta dhe përfitime që synojnë tërheqjen e investimeve të huaja, raporton KosovaPress.

Prospera u themelua në vitin 2017 me mbështetjen e presidentit të atëhershëm Juan Orlando Hernandez, sipas Ligjit mbi Zonat e Punësimit dhe Zhvillimit Ekonomik, i cili lejoi krijimin e zonave autonome brenda territorit të Hondurasit me ligjet, sistemet tatimore dhe administratën e tyre.

Pas ndryshimeve në qeveri në vitin 2022, ligji u shpall jo-kushtetues, pasi shkelte dispozitat themelore të Kushtetutës së Hondurasit, veçanërisht në lidhje me sovranitetin, integritetin territorial dhe parimet demokratike. Megjithatë Prospera paditi Qeverinë e Hondurasit dhe vazhdoi të përparojë.

Qyteti nuk ka kryetar bashkie klasik, por sekretari teknik Jorge Colindres kryen funksione të ngjashme. Qyteti menaxhohet gjithashtu nga një kompani e mbështetur nga sipërmarrës të njohur botërorë si Peter Thiel, Marc Andreessen dhe Sam Altman.

Rreth dy mijë njerëz jetojnë në qytet, shumica prej tyre janë e-rezidentë. Rreth 200 njerëz jetojnë përgjithmonë në zonën e qytetit, e cila mbulon rreth 2.5 kilometra katrorë dhe shumë të tjerë vijnë në punë çdo ditë.

Nëse dëshironi të hyni në Prospera, fillimisht duhet të kaloni një postbllok me roje të armatosura që lëshojnë një leje të përkohshme hyrjeje turistike, por edhe të garantojnë “sigurinë e të gjithë personave në qytet”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat