Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, detajet e para

Amerika

Të shtëna me armë zjarri jashtë selisë së CIA-s në SHBA, detajet e para

Më: 22 maj 2025 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

CIA e përshkroi ngjarjen si një “incident sigurie”.

Incidenti ndodhi jashtë objektit të CIA-s në Langley dhe rezultoi në plagosjen e një personi.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi dy punonjës të ambasadës izraelite , Yaron Lisinsky dhe Sarah Milgrim, u qëlluan për vdekje jashtë Muzeut Hebraik në Uashington.

Deri më tani, nuk ka asnjë indikacion se dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën.

“Pati një incident sigurie ndaj të cilit forcat e rendit reaguan jashtë selisë së CIA-s”, tha zëdhënësi, duke shtuar se porta kryesore mbetet e mbyllur dhe punonjësve po u kërkohet të përdorin rrugë alternative.

“Informacion shtesë do të jepet kur të konsiderohet e përshtatshme,” shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat