Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Amerika

Trump “frikëson” studentët e Harvardit

Më: 26 maj 2025 Në ora: 00:11
Presidenti Donald Trump

Me një letër pranimi në dorë, studentja tajvaneze Yu-Hsuan Lin ishte gati të ndiqte shkollën e ëndrrave të saj këtë shtator.

Por vendimi i administratës Trump për të revokuar të drejtën e Universitetit të Harvardit për të regjistruar studentë të huaj e ka shqetësuar atë.

“Rruga drejt ëndrrës sime po bëhet më e vështirë nga sa prisja. Ka shumë pasiguri. Ndihem e prekur nga kjo. Kjo është arsyeja pse jam në ankth. Tani thjesht po pres se çfarë do të ndodhë”, thotë studentja. 

Por gjykata të premten pezulloi përkohësisht urdhrin e administratës së Trump që ndalon regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë në këtë universitet.

Por edhe ky vendim i gjykatës nuk i ka sjellë qetësi studentes 27-vjeçare.

“Ose do t’i shtyja studimet në Harvard , pasi thanë se kjo është një nga mundësitë, ose do të aplikoja për programe masteri në Evropë ose në Mbretërinë e Bashkuar”, shprehet ajo.

Ashtu si Lini është studenti Vince, që gjithashtu planifikon të fillojë studimet e tij për shëndetin publik në Harvard këtë vit.

“Sigurisht që ndihemi mjaft nervozë dhe ka qenë një ëndërr për mua të vij nga një qytet i vogël në Tajvan deri në Harvard. Përgatitja jonë nuk kufizohet vetëm në testin e TOEFL dhe të gjitha testet standarde apo edhe dokumentet që paraqesim, por përfshin një sërë përgatitjesh, duke përfshirë përvojat në lidership, në shërbim të komunitetit”, thotë studenti.

Lin dhe Vince janë ndër 52 studentët tajvanezë të regjistruar aktualisht në Universitetin e Harvardit. Vendimet e administratës Trump kanë ndikim tek mijëra studentë të huaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat