Zjarre të fuqishme detyrojnë mbi 20 mijë banorë të largohen nga tre provinca në Kanada

Amerika

Zjarre të fuqishme detyrojnë mbi 20 mijë banorë të largohen nga tre provinca në Kanada

Më: 29 maj 2025 Në ora: 19:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Mbi 20,000 persona janë evakuuar nga provincat kanadeze të Albertës, Manitobës dhe Saskatchewanit për shkak të zjarreve të mëdha që po përfshijnë rajonin.

Sipas autoriteteve, situata më e rëndë paraqitet në provincën e Manitobës, ku janë urdhëruar të largohen mbi 17,000 banorë.

Në mesin e të evakuuarve janë edhe të gjithë 6,000 banorët e qytetit Flin Flon dhe zonave përreth, ndërsa në Alberta dhe Saskatchewan janë shpërngulur mbi 5,000 persona të tjerë. Për të ndihmuar procesin e evakuimit, autoritetet kanë angazhuar edhe helikopterë që po transportojnë banorët drejt qyteteve të mëdha si Winnipeg dhe Saskatoon.

Pavarësisht përmasave të mëdha të zjarreve, deri tani nuk janë raportuar viktima apo dëme të konsiderueshme materiale. Ekipet e emergjencës janë në terren dhe po punojnë pa ndërprerë për të kontrolluar përhapjen e flakëve dhe për të garantuar sigurinë e banorëve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat