Sulm me thikë në një strehimore, plagosen 11 persona, arrestohet autori

Amerika

Sulm me thikë në një strehimore, plagosen 11 persona, arrestohet autori

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 17:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 11 persona u plagosën me thikë në një strehimore në Salem të Oregonit në SHBA.

Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar nga autoritetet amerikane, ndërsa ende nuk dihet motivi i krimit.

Incidenti i përgjakshëm ndodhi rreth orës 19:15 të së dielës në një strukturë të drejtuar nga organizata Union Gospel Mission, e cila ndihmon “burrat, gratë dhe fëmijët të çlirohen nga mungesa e strehimit” nëpërmjet Krishterimit.

NBC News raporton se autori i sulmit e kishte kaluar natën e së shtunës në ndërtesë, por besohet se ishte i ri në të.

Me sa duket, ai do të qëndronte edhe për natën e dytë dhe po përgatitej t’ia dorëzonte sendet e tij stafit kur u përfshi në një grindje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat