​Trump: Shpresoj që lufta ruso-ukrainase të mos shndërrohet në konflikt bërthamor

Amerika

​Trump: Shpresoj që lufta ruso-ukrainase të mos shndërrohet në konflikt bërthamor

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 14:08
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump tha sot se shpresonte që lufta midis Ukrainës dhe Rusisë të mos shndërrohej në “një konflikt bërthamor”.

“Shpresoj që jo”, iu përgjigj ai pyetjeve të gazetarëve.

Trump më pas kritikoi sulmin me dron ukrainas brenda kufijve të Rusisë.

“Ata i dhanë Putinit një arsye për t’i bombarduar ata. Kjo është gjëja që nuk më pëlqeu. Kur e pashë këtë, mendova se tani do të ketë hakmarrje'”, u tha presidenti gazetarëve, shkruan ANSA.

Vetëm tri ditë më parë, Trump tha se kishte diskutuar me presidentin rus, Vladimir Poutin për ”sulmin e Ukrainës ndaj avionëve rusë të ankoruar në port dhe sulme të ndryshme të tjera nga të dyja palët. Ishte një bisedë e mirë, por jo një që do të çojë në paqe të menjëhershme”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat