Eskalojnë protestat në Los Angelos, gazetarja australiane sulmohet me plumb gome

Amerika

Eskalojnë protestat në Los Angelos, gazetarja australiane sulmohet me plumb gome

Më: 9 qershor 2025 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Protestat në Los Angelos kundër bastisjeve të imigracionit kanë eskaluar në dhunë.

Gazetarja australiane Lauren Tomasi u godit nga një plumb gome ndërsa raportonte drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, shkruan Vecernji list, transmeton KosovaPress.

Senatorja australiane e Partisë së Gjelbër, Sarah Hanson-Young i bëri thirrje kryeministrit, Anthony Albanese që të kërkojë urgjentisht një shpjegim nga administrata amerikane duke thënë se sulmi me armë ndaj gazetares australiane është tronditëse dhe plotësisht e papranueshme.

Incidenti ndodhi të dielën, gjatë përleshjeve të dhunshme midis protestuesve dhe anëtarëve të Departamentit të Policisë së Los Angeles (LAPD) dhe Gardës Kombëtare pranë ndërtesës së Shërbimit Federal të Imigracionit, vendi kryesor i protestave kundër politikave më të ashpra të imigracionit të Trump.

Në video, kalimtarët mund të dëgjohen qartë duke i bërtitur oficerit: "Sapo godite një gazetar!", ndërsa ajo mes dhimbjes, u përgjigjet kalimtarëve të shqetësuar duke i siguruar ata se ajo është mirë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat