Shtetet e Bashkuara të Amerikës po punojnë për të organizuar fluturime evakuimi dhe nisje anijesh turistike për amerikanët që duan të largohen nga Izraeli, tha ambasadori amerikan në Izrael, Mike Huckabee.
"Njoftim urgjent! Qytetarë amerikanë që duan të largohen nga Izraeli - Ambasada e SHBA-së në Izrael po punon për fluturime evakuimi dhe nisje anijesh turistike," shkroi Huckabee në X, e cila u ripostua më vonë në llogaritë zyrtare.
Huckabee shtoi se amerikanët duhet të regjistrohen në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Mençur në mënyrë që të njoftohen me përditësime. Ai nuk tha se kur do të fillonin këto përpjekje evakuimi.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Tammy Bruce, tha të martën se nuk do të diskutonte asnjë plan për të mbështetur evakuimin e amerikanëve në rajon.
“Angazhimi ynë është për sigurinë dhe mbrojtjen e amerikanëve në të gjithë botën”, tha Bruce, pa dhënë detaje specifike.
Bruce njoftoi se departamenti kishte ngritur një grup pune 24 orë në ditë për t'u marrë me konfliktin e vazhdueshëm, duke përfshirë edhe ofrimin e mbështetjes për amerikanët.
Kujtojmë, ambasada e SHBA-së në Jerusalem është e mbyllur të paktën deri të premten, raporton KosovaPress.