Momenti dramatik kur raketa e kompanisë SpaceX shpërthen gjatë një prove të dështuar

Amerika

Momenti dramatik kur raketa e kompanisë SpaceX shpërthen gjatë një prove të dështuar

Më: 19 qershor 2025 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Një test rutinë i kompanisë SpaceX përfundoi me një shpërthim dramatik, kur raketa Starship 36 shpërtheu në flakë gjatë një prove në bazën testuese në Teksas, mbrëmjen e së mërkurës.

Pamjet filmike tregojnë raketën që qëndronte në pozicion vertikal, ndërsa një re e vogël tymi ngrihej nga baza e saj.

Papritur, maja e raketës shpërthen me një dritë të bardhë verbuese, e ndjekur nga një shpërthim i fuqishëm i shoqëruar me flakë.

Një zjarr i madh përfshiu të gjithë zonën, ndërsa karburanti i raketës digjet me intensitet.

Zyrtarët konfirmuan se testi dështoi si rezultat i një defekti të rëndë inxhinierik, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Sipas mediave lokale, banorët e zonës ndjenë tronditjen e shpërthimit, që shkaktoi dridhje në dritare dhe objekte të shtëpisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat