Mesazhi i ashpër i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta

Amerika

Mesazhi i ashpër i Trump për kompanitë e naftës: Mbani çmimet të ulëta

Më: 23 qershor 2025 Në ora: 16:59
Trump

Presidenti amerikan Donald Trump u ka lëshuar një paralajmërim të ashpër kompanive të naftës që mund të përfitojnë nga trazirat në Lindjen e Mesme dhe të rrisin çmimet.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Departamentit të Energjisë të SHBA-së të përshpejtojë shpimet.

"Të gjithë mbajini çmimet e naftës të ulëta. Po ju vëzhgoj!

Po luani lojën e armikut. Mos e bëni!", tha presidenti i SHBA-së në një postim në Truth Social.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat