New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të nxehtësisë ekstreme

Amerika

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të nxehtësisë ekstreme

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 16:05
Foto ilustrim

Qyteti i New York dhe zona përreth po përballen me një valë të nxehti gjithnjë e më të madhe.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit të SHBA-së (NWS), temperaturat e ajrit arritën në 32 deri në 35 gradë Celsius.

Ndërsa temperatura e perceptuar u rrit mbi 38 gradë Celsius për shkak të lagështisë së lartë.

Guvernatorja e New York, Kathy Hochul, shpalli gjendje të jashtëzakonshme në 32 qarqe, përfshirë pesë lagjet e qytetit.

Qytetarët, për shkak të motit të nxehtë, u dyndën në pishina për t’u freskuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat