5 ushtarë u qëlluan në bazën e Ushtrisë amerikane në shtetin Xhorxhia

Amerika

5 ushtarë u qëlluan në bazën e Ushtrisë amerikane në shtetin Xhorxhia

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 20:19 Përditësuar në ora: 20:59 më 06.08.2025
Ilustrim

Sulmohen pesë ushtarë amerikanë në bazën ushtarake të Xhorxhias, ndalohet i dyshuari

Pesë ushtarë amerikanë janë sulmuar me armë zjarri në bazën e tyre ushtarake, Fort Stewart, në shtetin e Xhorxhias të mërkurën, dhe personi i dyshuar për sulmin është ndaluar, thanë zyrtarët e ushtrisë amerikane.

Ushtarët e plagosur u trajtuan fillimisht në vendin e ngjarjes dhe më pas u transportuan në Spitalin e Komunitetit Ushtarak në Xhorxhia për trajtim të mëtejshëm, thuhet në një postim të bazës në Facebook.

Autoritetet nuk dhanë menjëherë hollësi të tjera mbi gjendjen e të plagosurve.

“Nuk ka kërcënim aktiv për komunitetin”, thuhej në postim.

Forcat e rendit reaguan ndaj raportimeve për të shtëna të mundshme në zonën e Brigadës së Dytë të Blinduar në orën 10:56 të mëngjesit me orën lokale, dhe baza u izolua pak pas orës 11:04.

I dyshuari u arrestua në orën 11:35, tha baza ushtarake.

Ushtria nuk dha hollësi mbi personin e dyshuar, përfshirë nëse ai apo ajo është ushtar apo ushtare.

Guvernatori Brian Kemp shkroi në platformën X se ai dhe familja e tij janë “të pikëlluar nga tragjedia e sotme” në bazë.

“Ne po lutemi për viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes për të shërbyer, dhe u kërkojmë të gjithë banorëve të Xhorxhias ta bëjnë të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Presidenti Donald Trump është njoftuar për të shtënat dhe po e ndjek situatën nga afër, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në platformën X.

Fort Stewart ndodhet në Hinesville, rreth 362 kilometra në juglindje të Atlantës dhe 64 kilometra në jugperëndim të Savanah.

Sipas regjistrimit të vitit 2020, në këtë bazë jetojnë gati 9.000 persona.

Baza mbështet rreth 15.000 ushtarë aktivë të ushtrisë, si dhe mijëra veteranë, anëtarë të familjeve të tyre dhe të tjerë, sipas faqes së saj zyrtare.

5 ushtarë u qëlluan në bazën e Ushtrisë amerikane në shtetin Xhorxhia

Pesë ushtarë u plagosën sot në një incident me të shtëna aktive në një bazë të Ushtrisë amerikane në shtetin Xhorxhia.

Aeroporti Ushtarak Fort Stewart Hunter (FSHAA) në Facebook njoftoi se sulmuesi, i cili është ushtarë po ashtu, u arrestua dhe se Zona e Ekipit Luftarak të Brigadës së 2-të të Blinduar (2ABCT) është ende në bllokim.

""Të gjithë ushtarët u trajtuan në vend dhe u transferuan në Spitalin Komunitar të Ushtrisë Winn për trajtim të mëtejshëm. Nuk ka kërcënim aktiv për komunitetin. Incidenti mbetet nën hetim dhe nuk do të publikohen informacione shtesë derisa të përfundojë hetimi".

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se presidenti Donald Trump u informua.

"Shtëpia e Bardhë po monitoron situatën," shkroi ajo në platformën X.

Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth është informuar gjithashtu, tha zëdhënësi i Pentagonit Sean Parnell.

"Ne po monitorojmë situatën," shkroi ai në platformën X.

Guvernatori i Xhorxhia, Brian Kemp, tha se zyra e tij mbetet "në kontakt të ngushtë" me zbatimin e ligjit në terren.

"Ne po i mbajmë viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes për të shërbyer në zemrat dhe lutjet tona, dhe u kërkojmë gjeorgjianëve kudo që të bëjnë të njëjtën gjë," shkroi Kemp në platformën X.

Zyra e FBI-së në Savannah të Atlanta tha se është në dijeni të incidentit dhe po koordinohet me Divizionin e Hetimeve Penale të Ushtrisë për çdo ndihmë të nevojshme, raporton Anadollu, përcjell KosovaPress.

Fort Stewart trajnon dhe vendos njësi aktive dhe rezervë të Ushtrisë dhe është shtëpia e Divizionit të 3-të të Këmbësorisë, dhe ndodhet 64.3 kilometra në jugperëndim të Savannah.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat