Trump: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhje

Amerika

Trump: Pas një apo dy javëve do ta dimë nëse kemi gjetur zgjidhje

Më: 18 gusht 2025 Në ora: 22:08
Volodymyr Zelensky, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se javët në vijim do të tregojnë nëse është arritur përparim për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Mendoj se presidenti Putin dëshiron gjithashtu të gjejë një përgjigje, dhe do të shohim”, tha Trump.

“Në një periudhë të caktuar kohore, jo shumë larg, një ose dy javë, do ta dimë nëse do ta zgjidhim këtë ose nëse kjo luftë e tmerrshme do të vazhdojë”, theksoi ai.

Pasi pjesa publike e takimit të tyre përfundoi, Trump i takoi privatisht liderët evropianë dhe Zelenskyn.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat