Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vuri në pikëpyetje stabilitetin politik të Koresë së Jugut përpara takimit të tij me Presidentin Lee Jae-myung.
Trump shkroi në Truth Social se "duket si një Spastrim ose Revolucion. Nuk mund ta pranojmë këtë dhe të bëjmë biznes atje", shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Udhëheqësi i Koresë së Jugut është tani në Shtëpinë e Bardhë për një takim dypalësh.
Koreja e Jugut ka qenë në një krizë politike disamujore pasi ish-Presidenti Yoon Suk Yeol shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetor.
Tregtia pritej të ishte një nga temat kryesore të diskutimit në takimin dypalësh, pasi Trump ra dakord për një tarifë prej 15% për importet nga Koreja e Jugut.