Presidenti Trump urdhëron masa ndëshkuese për ata që e djegin flamurin amerikan

Amerika

Presidenti Trump urdhëron masa ndëshkuese për ata që e djegin flamurin amerikan

Më: 25 gusht 2025 Në ora: 20:41
Donald Trump

Presidenti Donald Trump nënshkroi të hënën një urdhër ekzekutiv duke i kërkuar prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së të ndjekë penalisht ata që djegin ose në çfarëdo mënyre përdhosin flamurin amerikan.

“Nëse djeg një flamur, dënohesh me një vit burg, pa dalje të parakohshme,” tha Trump ndërsa nënshkroi urdhrin në Zyrën Ovale.

Trump ka kërkuar po ashtu që shkelësve t’iu pezullohen vizat, lejet e qëndrimit dhe procedurat e naturalizimit, raporton Reuters.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat