Të shtëna armësh në qendrën e ICE në Dallas, tre të plagosur – sulmuesi kryen vetëvrasje

Amerika

Të shtëna armësh në qendrën e ICE në Dallas, tre të plagosur – sulmuesi kryen vetëvrasje

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 16:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem ka njoftuar se ka patur të shtëna armësh në qendrën e Emigracionit dhe Doganës (ICE) në Dallas të Teksasit.

Noem ka shkruar në X se “ka patur dhjetëra të shtëna ku si pasojë ka të plagosur por edhe të vdekur”.

Ajo theksoi se sulmuesi “ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra që ia shkaktoi vetes me armë zjarri”.

Motivet e këtij sulmi mbeten të paqarta, kurse mediat lokale raportojnë se tre persona janë plagosur në këtë sulm.

Drejtori i ICE, Todd Lyons, i tha CNN se viktima nga të shtënat mund të jenë “nëpunës apo civil që po vizitonin qendrën ose ndoshta ndonjë të ndaluar.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka shkruar se “sulmi obsesiv mbi forcat e rendit, përkatësisht mbi ICE, duhet të ndalet. Lutem për këdo që është lënduar në këtë sulm”.

ICE është agjenci federale me detyrë zbatimin e ligjeve të emigracionit. Kjo agjenci është përfshirë në arrestimin dhe depërtimin e personave pa dokumente që qëndrojnë në SHBA. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat