Karfica që Donald Trump mbante në xhaketë teksa priste Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë tërhoqi vëmendjen dhe blicet e fotografëve.
Me një dizajn të flamurit amerikan dhe një aeroplani F-35, presidenti amerikan konfirmoi në mënyrën e tij (dhe e tha këtë në deklaratat e tij të para) atë që kishte qarkulluar ditët e mëparshme, se në agjendën e takimit me presidentin turk do të jetë dëshira e Turqisë për t’u rikthyer në programin F-35.
Në Uashington krahas presidentit Erdogan dhe bashkëshortes së tij Emine Erdogan mbërritën edhe ministri i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Alparslan Bayraktar, ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Yaşar Guler, drejtori i Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kalin, drejtori i Komunikimeve Presidenciale Burhanettin Duran, presidenti i Industrive të Mbrojtjes Haluk Gorgun, shefi i Kabinetit të Presidencës, Hasan Dogan dhe kryekëshilltari i presidentit për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Akif Çagatay Kiliç.
Trump:
— Mintel World (@mintelworld) September 25, 2025
They want F-35 and F-16 jets. We gonna talk about that. pic.twitter.com/DYW0tq76rV
Gjithashtu edhe ministri i Punëve të Jashtme Hakan Fidan do të mbërrijë në Uashington pas takimeve të tij në Nju Jork.