Ngjarje shokuese në SHBA, polici vret me plumb në kokë 27-vjeçarin që kishte marrë peng vëllanë e tij dhe e kërcënonte me thikë

Amerika

Ngjarje shokuese në SHBA, polici vret me plumb në kokë 27-vjeçarin që kishte marrë peng vëllanë e tij dhe e kërcënonte me thikë

Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 10:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e së hënës në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, ku një grua ka humbur jetën papritur brenda lokalit “Proper Pica”.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është identifikuar si Filloreta Sabri Çitaku rreth 42-vjeçare, e cila gjatë qëndrimit në lokal ka pësuar përkeqësim të menjëhershëm të gjendjes shëndetësore.

Stafi i lokalit ka njoftuar menjëherë Emergjencën, ku ekipi mjekësor ka ndërhyrë për t’i ofruar ndihmë të parë, por pavarësisht përpjekjeve, gruaja ka ndërruar jetë pak pas mbërritjes në QKUK.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe trupi i pajetë është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, me qëllim që të përcaktohet shkaku i saktë i vdekjes.

Autoritetet kanë konfirmuar se hetimet janë në zhvillim për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur qytetarët në zemër të kryeqytetit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat