Në New York, demokrati Zohran Mamdani fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie kundër Cuomo-s, kandidatit të mbështetur nga Presidenti i SHBA-së Trump.
Demokrati Zohran Mamdani fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Nju Jork. Ai do të jetë i pari kryetar bashkiak mysliman i metropolit. Mamdani fitoi ndaj ish-guvernatorit Andrew Cuomo dhe republikanit Curtis Sliwa. Më shumë se dy milionë njerëz dhanë votën, sipas Komisionit Zgjedhor të Qytetit të Nju Jorkut. Kjo ishte pjesëmarrja më e lartë në zgjedhje që nga viti 1969.
Kundërshtarët e Mamdanit e akuzonin, ndër të tjera, për mungesë përvoje. Për më tepër, kritikat herë pas here tejet të ashpra të Mamdanit ndaj qeverisë izraelite hasën në mosmiratim nga pjesë të popullsisë hebraike të Nju Jorkut. Në fjalimin e fitores, Mamdani theksoi se do të luftijë antisemitizmin dhe iu drejtua drejtpërdrejt Presidentit Donald Trump, duke kritikuar ashpër politikat e administratës aktuale amerikane për imigracionin dhe deportimin. “Në këtë moment errësire politike, Nju Jorku do të jetë drita”, tha Mamdani në një aktivitet në lagjen Bruklin të qytetit të Nju Jorkut.
