Thesari amerikan miraton sanksionet për dronët dhe raketat që kanë lidhje me Iranin

Amerika

Thesari amerikan miraton sanksionet për dronët dhe raketat që kanë lidhje me Iranin

Më: 12 nëntor 2025 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

SHBA ka vendosur sot sanksione ndaj individëve dhe subjekteve në disa vende, për shkak të mbështetjes së tyre ndaj prodhimit të raketave balistike dhe dronëve të Iranit, në përpjekjen më të fundit për të ushtruar presion mbi Teheranin.

Në total, 32 individë dhe subjekte me bazë në Iran, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqi, Kinë, Hong Kong, Indi, Gjermani dhe Ukrainë, të cilët operojnë rrjete të shumta prokurimi, janë shënjestruar nga këto masa, sipas një deklarate të Departamentit të Thesarit.

“Këto rrjete përbëjnë kërcënim për personelin amerikan dhe aleat në Lindjen e Mesme, si dhe për lundrimin tregtar në Detin e Kuq,” thuhet në deklaratë.

SHBA aleatët e tyre evropianë dhe Izraeli akuzojnë Teheranin se po përdor programin e tij bërthamor si mbulesë për përpjekjet për të zhvilluar kapacitetin për prodhimin e armëve. Irani thotë se programi i tij bërthamor është vetëm për qëllime paqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat