​Dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë zjarri në Uashington

Amerika

​Dy anëtarë të Gardës Kombëtare qëllohen me armë zjarri në Uashington

Më: 26 nëntor 2025 Në ora: 21:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy anëtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan sonte me armë zjarri në Uashington.

Lajmi u bë i ditur nga sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem në një postim në X, raporton KosovaPress.

"Ju lutem bashkohuni me mua në lutje për dy anëtarët e Gardës Kombëtare që u qëlluan pak çaste më parë në Uashington," shkroi ajo.

Ajo tha se Departamenti i Sigurisë Kombëtare po punon me forcat lokale të ligjit për të mbledhur më shumë informacion. Veçmas, Departamenti i Policisë së DC tha se një i dyshuar ishte në paraburgim.

"MPD është në vendin e ngjarjes së të shtënave në Rrugën 17 dhe I, NW. Ju lutem shmangni zonën," tha ajo, duke shtuar se vendi i ngjarjes është i siguruar.

Gjendja e anëtarëve të Gardës Kombëtare që u qëlluan me armë zjarri nuk është bërë ende e ditur.

Sekretarja e shtypit Karoline Leavitt tha në një deklaratë se presidenti Donald Trump është informuar për rastin dhe se Shtëpia e Bardhë po monitoron në mënyrë aktive situatën.

Trupat e Gardës Kombëtare nga shtete të shumta federale amerikane kanë qenë në Uashington për muaj të tërë, si pjesë e goditjes kundër krimit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat