Trump: Po anuloj të gjitha dokumentet që Biden nënshkroi me autopen

Amerika

Trump: Po anuloj të gjitha dokumentet që Biden nënshkroi me autopen

Më: 28 nëntor 2025 Në ora: 22:19
Presidenti i SHBA-së Donald Trump

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka njoftuar se po anulon të gjitha dokumentet e nënshkruara nga ish-presidenti Joe Biden duke përdorur një autopen - një pajisje automatike nënshkrimi.

Trump thotë se kjo është deri në 92 për qind e dokumenteve të tilla, dhe ai e publikoi deklaratën e tij në Truth Social, raporton KosovaPress.

Në mesazhin e tij karakteristik, Trump tha se John Biden nuk ishte i përfshirë në procesin autopen.

"Çdo dokument i nënshkruar nga Joe Biden me një autopen, që ishte afërsisht 92% e tyre, me anë të kësaj anulohet dhe nuk ka asnjë fuqi apo efekt të mëtejshëm. Autopeni nuk mund të përdoret përveç nëse autorizohet posaçërisht nga presidenti i SHBA-së. Me anë të kësaj anuloj të gjitha Urdhërat Ekzekutivë dhe çdo gjë tjetër që nuk është nënshkruar drejtpërdrejt nga Joe Biden, sepse njerëzit që drejtuan autopenin e bënë këtë në mënyrë të paligjshme. Joe Biden nuk ishte i përfshirë në procesin autopen dhe, nëse thotë se ishte, do të akuzohet për dëshmi të rreme", ka shkruar Trump.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat