Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i dyshuari në pranga

Amerika

Të shtëna në Kentucky State University: Vritet studenti, i dyshuari në pranga

Më: 10 dhjetor 2025 Në ora: 09:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Një student humbi jetën dhe një tjetër mbeti në gjendje kritike pas një të shtëne në kampusin e Kentucky State University  në Shtetet e Bashkuara, njoftuan të martën autoritetet lokale. I dyshuari për sulmin, i cili nuk është student i universitetit, është arrestuar.

Policia e Frankfort-it tha se ka reaguar ndaj raportimeve për një agresor aktiv, ndërsa kampusi u vendos për pak kohë në izolim derisa zona u sigurua. Autoritetet konfirmuan se nuk ka më rrezik për komunitetin universitar.

Guvernatori i Kentakit, Andy Beshear, deklaroi se ngjarja nuk klasifikohet si sulm masiv.
Dy persona u plagosën rëndë dhe fatkeqësisht njëri prej tyre nuk ia doli. Ky nuk ishte sulm i rastësishëm, tha ai, duke shtuar se arrestimi i autorit ka eliminuar çdo kërcënim të mëtejshëm.

Beshear u bëri thirrje qytetarëve të lutën për familjet e prekura dhe studentët e KSU-së, duke dënuar dhunën si të papranueshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat