Trump: Gjëra shumë të mira po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi

Amerika

Trump: Gjëra shumë të mira po ndodhin në Ukrainë dhe Rusi

Më: 27 janar 2026 Në ora: 23:17
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump iu është përgjigjur shkurt disa gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë para se të niset për Iowa.

Ai ka folur edhe për luftën në Ukrainë pas bisedimeve trepalëshe që u zhvilluan javën e kaluar.

“Po ndodhin gjëra shumë të mira në Ukrainë dhe Rusi”, ka pohuar lideri amerikan duke mos dhënë më shumë detaje.

Theksojmë se në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia zhvilluan bisedime trilaterale të paqes – një format i rrallë prej nisjes së luftës në 2022, që u quajt takimi i parë trepalësh direkt për përfundimin e konfliktit të gjatë.

Takimi u përshkrua si “konstruktiv”, por nuk prodhoi një marrëveshje përfundimtare apo armëpushim të menjëhershëm.

Territori mbetet çështje kryesore - Rusia kërkon të kontrollojë pjesë të mëdha të Donbasit, ndërsa Ukraina refuzon të dorëzojë toka të mbrojtura me luftë dhe kërkon të ruajë integritetin territorial.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat