Kathy Ruemmler , drejtoresha ligjore në Goldman Sachs, tha të enjten në mbrëmje se po jep dorëheqjen për shkak të pasojave të publikimit nga Departamenti i Drejtësisë të miliona faqeve të dokumenteve të Jeffrey Epstein.
Dorëheqja e saj hyn në fuqi më 30 qershor.
Njoftimi i saj vjen ndërsa ajo është përballur me lajme të shumta javët e fundit që shqyrtojnë marrëdhënien e saj Epstein.
Ruemmler dhe ata përreth saj kanë këmbëngulur se ajo kishte një marrëdhënie profesionale me Epstein.
“Që kur u bashkova me Goldman Sachs gjashtë vjet më parë, ka qenë privilegji im të ndihmoj në mbikëqyrjen e çështjeve ligjore, të reputacionit dhe rregullatore të firmës; të përmirësoj proceset tona të forta të menaxhimit të riskut; dhe të sigurohem që jetojmë sipas vlerës sonë thelbësore të integritetit në gjithçka që bëjmë”, tha Ruemmler, një ish-këshilltare i Shtëpisë së Bardhë në kohën e Obamës, sipas CNN.
“Përgjegjësia ime është të vë interesat e Goldman Sachs në radhë të parë. Më herët sot, me keqardhje e njoftova David Solomon për qëllimin tim për të dhënë dorëheqjen si Drejtor Ligjor dhe Këshilltar i Përgjithshëm i Goldman Sachs që nga 30 qershori 2026.”