“Aleanca nuk është pjesë e planeve për sulmet”/ Shefi i NATO-s: I mbështesim veprimet e SHBA dhe të Izraelit ndaj Iranit!

Amerika

“Aleanca nuk është pjesë e planeve për sulmet”/ Shefi i NATO-s: I mbështesim veprimet e SHBA dhe të Izraelit ndaj Iranit!

Më: 2 mars 2026 Në ora: 19:18
Shefi i NATO-s Mark Rutte

Shefi i NATO-s Mark Rutte ka deklaruar se mbështet veprimet e SHBA dhe të Izrealit ndaj Iranit, megjithatë thekson se Aleanca qëndron jashtë këtij plani.

Gjithashtu Rutte, shton se SHBA dhe Izraeli po shkatërrojnë mundësinë e Iranit për t’u pajisur me armë bërthamore.

“Është me të vërtetë e rëndësishme ajo që SHBA-të po bëjnë këtu, së bashku me Izraelin, sepse po shkatërrojnë; po degradojnë aftësinë e Iranit për të pasur në dorë aftësinë bërthamore, aftësinë e raketave balistike.

Nuk ka absolutisht asnjë plan që NATO të përfshihet në këtë ose të jetë pjesë e saj, përveçse aleatët individualë bëjnë çmos për të mundësuar atë që amerikanët po bëjnë së bashku me Izraelin”, ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat