Departamenti i Luftës i SHBA-së publikon pamjet - momenti kur nëndetësja amerikane hedh në erë anijen luftarake iraniane

Amerika

Departamenti i Luftës i SHBA-së publikon pamjet - momenti kur nëndetësja amerikane hedh në erë anijen luftarake iraniane

Më: 4 mars 2026 Në ora: 16:18

Departamenti i Luftës i SHBA-së ka publikuar pamje të momentit kur një torpedo goditi një anije luftarake iraniane pranë Sri Lankës.

Si pasojë, raportojnë mediat e huaja, të paktën 80 persona u vranë në sulmin në Oqeanin Indian, sipas zëvendësministrit të jashtëm të Sri Lankës.

Ai tha se anija po kthehej në Iran nga një port në Indinë lindore.

Ndërsa Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes i SHBA-së, tha se sulmi amerikan përfaqësonte "mbytjen e parë të një anijeje armike nga një torpedo që nga Lufta e Dytë Botërore".

"Ashtu si në atë luftë... ne po luftojmë për të fituar", ka thënë ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat